Zyrtare: Rudiger kalon tek Chelsea

Zyrtare: Rudiger kalon tek Chelsea

Chelsea ka konfirmuar transferimin e Antonio Rudigerit nga Roma.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin londinez dhe do të bartë fanellën me numër 2.

“Është ndjenjë e jashtëzakonshme sepse jo çdo lojtar ka mundësinë t’i bashkohet një klubi të tillë. Mezi pres të takohem me bashkëlojtarët e rinj dhe jam krenar që zyrtarisht jam lojtar i Chelseat”, ka thënë mbrojtësi gjerman.