Zyrtare: Realizohet transferimi rekord i Higuain tek Juventus

Zyrtare: Realizohet transferimi rekord i Higuain tek Juventus

Juventusi e ka kompletuar transferimin e Gonzalo Higuain nga Napoli për 90 milionë euro, raporton Gazzeta Dello Sport.

Sulmuesi argjentinas flitej se do t’i bashkohet kampionit italian, ndërsa kishte arritur marrëveshje me “Bianconeri” qysh në fillim të korrikut. 28 vjeçari do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me ekipin e Massimiliano Allegrit, ndërsa do të paguhet 7 milionë euro në vit.

Juventus do ta paguajë shifrën prej 45 milionë eurosh me dy këste, ndërsa tash e tutje, ish-sulmuesi i Real Madridit do të konsiderohet lojtar i klubit bardh e zi.

Higuain ka realizuar 36 gola në 35 ndeshje në Serie A sezonin kaluar, derisa i ishte bashkuar Napolit në vitin 2013 dhe kishte kontratë deri në vitin 2013.

Ai iu bashkua përforcimeve tjera të mëdha si Miralem Pjanic, Marko Pjaca, Medhi Benatia e Dani Alves në “Juventus Stadium”. /Insajderi.com