Zyrtare: Qeveria arrin marrëveshje me Goran Rakiqin për rrëzimin e murit

Përmes një komunikate të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të Mitrovicës Veriore, e publikuar rreth orës 02:00 të mëngjesit së 4 shkurtit, është njoftuar se të dyja palët janë pajtuar për çështjen e murit.

Zyrtare: Qeveria arrin marrëveshje me Goran Rakiqin për rrëzimin e murit

Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, për rrëzimin e murit të ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës.

Përmes një komunikate të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të Mitrovicës Veriore, e publikuar rreth orës 02:00 të mëngjesit të 4 shkurtit, është njoftuar se të dyja palët janë pajtuar për çështjen e murit.

Është bërë e ditur se për arritjen e marrëveshjes kanë ndihmuar edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës dhe Ambasada amerikane, raporton Insajderi.

“Gjatë ditëve të fundit dhe nën lehtësimin e Zyrës së BE-së si dhe të Ambasadës së SHBA-ve, ne, palët e përbëra nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, jemi pajtuar që të zgjidhim çështjen e cila lidhet me ndërtimin e murit në Mitrovicën Veriore”, thuhet në njoftim.

Përmes komunikatës është njoftuar se përmes marrëveshjes së arritur do të bëhet e mundur lëvizja e lirë e qytetarëve nga jugu dhe veriu i Mitrovicës.

“Së bashku, ne kemi arritur një zgjidhje, e cila do të ulë tensionet në veriun e Kosovës, do të ndihmojë lirinë e lëvizjes dhe do të krijojë një ambient të favorshëm për të gjithë qytetarët në veri dhe në jug të Mitrovicës. Gjatë ditëve në vijim, ne do të njoftojmë publikun me planin e rishikuar për zonën e këmbësorëve, e cila buron nga marrëveshja në kuadër të dialogut të BE-së, që ka të bëjë me projektin e BE-së për urën”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com