Zyrtare: Prishtina transferon një tjetër amerikan

08.08.2017 14:04
Zyrtare: Prishtina transferon një tjetër amerikan

Klubi i Prishtinës ka zyrtarizuar transferimin e Seab Webster për sezonin e ri.

Webster që vjen nga liga e kolegjeve amerikane pritet të mbulojë pozitën 3-4 te Prishtina.

Kampioni i Kosovës në basketboll njofton se amerikani ka një mesatare prej 19 pikëve për ndeshje.

Zyrtarizimi i Websterit vjen vetëm një ditë pasi Prishtina transferoi Mike Glover.