Zyrtare: Podolski transferohet në Japoni

Zyrtare: Podolski transferohet në Japoni

Lukas Podolski edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës japoneze Vissel Kobe.

Ish reprezentuesi i Gjermanisë nëpërmjet Twitter ka konfirmuar se karrierën do ta vazhdojë në kampionatin japonez.

“Fillimi i kapitullit tim të radhës”, ka shkruar ish ylli i  Galatasarayt në Twitter.

Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Interit në dy vitet e fundit ka qenë pjesë e Galatasarayt, ku në 51 ndeshje ka shënuar 20 gola.

Podolski është zyrtarisht ende kampion në fuqi botëror, pasi ishte pjesë e kombëtares gjermane që triumfoi në Kupën e Botës më 2014 në Brazil. /Insajderi.com