Zyrtare: PDK i “liron rrugën” djalit të Hamëz Jasharit

Zyrtare: PDK i “liron rrugën” djalit të Hamëz Jasharit

Partia Demokratike e Kosovës, për herë të parë si parti politike që nga themelimi i saj nuk do të ketë asnjë kandidatë për kryetar të komunës së Skenderajt. Por PDK do ta mbështes kandidaturën e Bekim Jasharit.

Tashmë kur ka përfunduar afati zyrtari nga Komisioni Qendror Zgjedhor për paraqitjen e kandidatëve nga subjektet politike, PDK për këtë komunë nuk ka dorëzuar asnjë emër, raporton Insajderi.

Blerand Stavileci nga PDK pas përfundimit të afatit ka konfirmuar për gazetarët se PDK nuk do të ketë asnjë kandidatë për këtë komunë. Ai ka thënë se PDK do ta mbështesë kandidaturën e Bekim Jasharit.

“Partia Demokratike e Kosovës do ta mbështesë plotësisht kandidimin e Bekim Jasharit” ka thënë Stavileci./Insajderi.com