Zyrtare: Milani shkarkon Montellan, emëron trajnerin e ri

27.11.2017 11:04
Zyrtare: Milani shkarkon Montellan, emëron trajnerin e ri

Milan ka shkarkuar trajnerin Vincenzo Montalla, pas rezultateve të dobëta këtë sezon, ndërsa në vend të tij ka emëruar trajnerin e ekipit B, Gennaro Gattuso

Skuadra e Milanit ka njoftuar se ka prishur kontratën e trajnerit italian, Vincezno Montella, pas barazimit të djeshëm ndaj Torinos.

Në vend të tij, drejtimin e skuadrës e ka marrë Gennaro Gattuso, i cili drejtonte skuadrën e dytë të Milanit.

“Milan njofton se Vinceno Montella nuk është më trajner i skuadrës së parë. Detyra i është besuar Gennaro Gattusos, i cili lë postin e trajnerit të Primaveras. I dëshirojmë punë të mirë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Milani i Montellas këtë edicion ka 6 fitore, gjashtë humbje dhe dy barazime. /Express/