Zyrtare: Lyoni i kthen përgjigje Arsenalit për Lacazette

Zyrtare: Lyoni i kthen përgjigje Arsenalit për Lacazette

Klubi francez, Lyon së fundmi ka refuzuar një ofertë zyrtare prej 35 milionë funtave nga ana e Arsenalit për yllin e tyre, Alexandre Lacazette.

25 vjeçari pritet të qëndrojë në Lyon së paku edhe këtë sezon, pasi kështu është vetë dëshira e lojtarit si dhe klubi nuk dëshiron të humb lojtarin më të mirë të klubit, raportojnë mediat franceze.

Francezi shënoi sezonin e shkuar 21 gola në Ligue 1 dhe zgjojë interesimin e shumë klubeve sidomos të ligës angleze.

West Hami ishte klubi i parë i cili tentoi por nuk arriti të gjejë akord me drejtuesit e klubit francez. /Insajderi.com