Zyrtare: LDK mbështet Vetëvendosjen në këtë komunë

Zyrtare: LDK mbështet Vetëvendosjen në këtë komunë

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kaçanik ka mbajtur takim me kryetarët e nëndegëve ku është konfirmuar mbështetja për kandidatin e Vetëvendosjes Basri Kodra.

Kryetari i LDK-së për Kaçanik Selim Reka, ka konfirmuar për Indeksonline se në balotazhin që do të zhvillohet me 19 nëntor elektorati i tyre do ti jap mbështetjen Basri Kodrës.

“Kryesia e LDK-së ka mbajtur takimin e radhës me kryetarët e nëndegëve të cilët paraqitën disponimin e elektoratit për ndryshim. Kryesia dhe strukturat e LDK janë në përkrahje të disponimit të elektoratit të tyre që në balotazh të përkrahë kandidatin opozitar pa kushte, Basri Kodra, kandidat i Vetëvendosjes”, ka thënë Reka.