Zyrtare: Ky është kandidati i LDK-së për kryetar të Rahovecit

Zyrtare: Ky është kandidati i LDK-së për kryetar të Rahovecit

Avdullah Hoti i LDK-së ka bërë me dije se Ibrahim Kryeziu do të jetë kandidat i kësaj partie për komunën e Rahovecit.

Hoti ka deklaruar se të gjitha strukturat e degëve të LDK-së janë mobilizuar për të siguruar suksesin në zgjedhjet komunale të 22 tetorit.

“Pas një diskutimi të gjerë me të gjitha strukturat e degës, Kryesia e Degës së LDK-së në Rahovec, në mbledhjen e datës 18.08.2017 ka aprovuar unanimisht kandidaturën e Ibrahim Kryeziut për kryetar të komunës dhe Dr. Fehmi Cenën si bartës liste për Asamble Komunave”.

“Në këtë mbledhje është aprovuar edhe lista për asamble komunale ku janë të përfaqësuara të gjitha nëndegët, grupmoshat dhe profesionet. Të gjitha strukturat e degës janë të mobilizuara për të siguruar suksesin në këto zgjedhje”, ka shkruar Hoti.