Zyrtare: Kosova publikon listën e futbollistëve për debutimin historik

Zyrtare: Kosova publikon listën e futbollistëve për debutimin historik

Albert Bunjaki, selektori i Kosovës, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Finlandës, e cila do të luhet në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’.

Në mesin e të ftuarave janë edhe lojtarët që së fundit pranuan t’i bashkohen përfaqësueses së Kosovës.

Fjala është për: Milot Rashicën, Alban Mehën, Herolind Shalën, Amir Rrhmanin, Valon Berishën, Sinan Bytycin, Vedat Muriqin e te tjerë.

Por, këta lojtarë nuk mund të luajnë me 5 shtator pa marrë dritën e gjelbër nga FIFA.

Kurse, selektori i Kosovës, Albert Bunjaku ka bërë të ditur se ka përpiluar dy lista të lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Finlandës, e cila luhet me 5 shtator.

“Kam përpiluar dy lista të lojtarëve. Njëra është me lojtarë që kanë të drejtë të luajnë menjëherë. Kurse, lista tjetër me 11 emra është me lojtarë që presin përgjigje nga FIFA se a mund të luajnë për Kosovën”, ka theksuar Bunjaku.

benja