Zyrtare: Higuain lihet jashtë kombëtares së Argjentinës

Zyrtare: Higuain lihet jashtë kombëtares së Argjentinës

Gonzalo Higuain është përjashtuar sërish nga lista e futbollistëve të grumbulluar në përfaqësuesen e Argjentinës, në kuadër të miqësores së programuar në nëntor.

Një tjetër goditje e rëndë për sulmuesin argjentinas të Juventus, që vjen pikërisht menjëherë pas performancës së tij të mirë në ndeshjen e vlefshme për Champions League, ndaj Sporting, shkruan Telesport.

Përballë gazetarëve në konferencën për mediat, trajneri i kombëtares së Argjentinës, Jorge Sampaoli ka sqaruar zgjedhjen e tij.

“Gonzalo është një futbollist që e njoh, nuk ka asgjë për të treguar. Do të na mbetet ne për të vlerësuar nëse do ta marrim ose jo në Botëror. Është detyrë e trajnerit të përcaktojë përputhshmërinë mes futbollistëve”.

“Nuk e shoh kaq të vështirë që Messi dhe Dybala të mund të luajnë bashkë në fushë. Në këto ndeshje do të vlerësoj rendimentin e Perotti dhe Kranevitter. Ndërkohë, Rojo-n e shoh më shumë si një mbrojtës qëndre, sesa anësor. Në sulm Aguero mund të luajë me Messi, e shoh edhe si numër 9. Në Botëror do të jetë ndryshe nga kualifikueset”, deklaroi Sampaoli.