Zyrtare: Hadergjonaj zgjedh Zvicrën, injoron Kosovën

Zyrtare: Hadergjonaj zgjedh Zvicrën, injoron Kosovën

Florent Hadergjonaj përfundimisht ka vendosur që të luajë për Kombëtaren e Zvicrës, duke injoruar interesimin e Kosovës.

Mbrojtësi i Ingolstadt është në mesin e lojtarëve të ftuar nga trajneri Vladimir Petkoviq për dy ndeshjet e ardhshme të Zvicrës.

Kosova ka qenë duke e pritur që në kohë të gjatë, por Hadergjonaj arsyetohej se është i fokusuar te skuadra e tij Ingolstadt.

Përveç Hadergjonajt, nga Zvicra janë ftuar edhe Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi dhe Valon Behrami, ndërsa Granit Xhaka jo, për shkak se ka edhe një ndeshje për të zhvilluar.

Zvicra, më 1 qershor do të luaj miqësore ndaj Bjellorusisë, ndërsa me 9 qershor do të luaj në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës me Ishujt Faore.