Komisioni Qendror i Zgjedhje (KQZ) ka publikuar në ueb faqen e saj zyrtare rezultatet e asamblistëve për komunat në vend.
Ashtu sikurse për kryetar komune edhe për asamble, Partia Demokratike e Kosovës, fituar 31% të votave apo 19 mijë e 440 vota. Në bazë të rezultateve që KQZ ka publikuar në ueb faqen e saj , PDK ka fituar 13 ulëse në kuvendin komunal të Prizrenit.
E dyta mbetët Lëvizja Vetëvendosje, e cila në këtë nivel ka fituar 16% të votave apo 10 mijë e 533 vota. Ky subjekt politik ka fituar 7 ulëse në kuvendin komunal.
Partia e tretë me fuqinë më të madhe në kuvendin komunal të këtij qyteti është Lidhja Demokratike e Kosovës me 6 asamblistë.
Pas saj vjen AAK me 4, Nisma me 4, KDTTP me 3, Koalicia Vakat 2 dhe NDS me 2 asamblistë.