Zyrtare, Donnarumma nuk do të rinovojë me Milanin

Zyrtare, Donnarumma nuk do të rinovojë me Milanin

AC Milan nuk do të rinovojë kontratën e Gianluigi Donnarumma e cila skadon në qershor të 2018. Një lajm që padyshim do të zhgënjejë të gjithë tifozët e Milanit.

Vendimi erdhi pas takimit që agjenti i lojtarit Mino Raiola me drejtuesit e Milan për të vendosur të ardhmen e portierit të talentuar.

Në një konferencë për shtyp pas bisedimeve drejtori sportiv Fasone ka deklaruar se Donnarumma nuk do të rinovojë.

“Jemi këtu për të lajmëruar se zgjedhja e lojtarit është të mos rinovojë kontratën e cila është pranë skadimit. Ky është vendimi i tij final”, ka thënë Fasone.