Osmani thumbon Ahmetin...

08.11.2017 22:13

Zyrtare: Diferenca mes PDK-së dhe AKR-së për asamble në Mitrovicë

08.11.2017 22:26
Zyrtare: Diferenca mes PDK-së dhe AKR-së për asamble në Mitrovicë

Komisioni Qendror i Zgjedhje (KQZ) ka publikuar në ueb faqen e saj zyrtare rezultatet e asamblistëve për komunat në vend.

Partia Demokratike e Kosovës, në Mitrovicë prinë si partia me më së shumti asamblistë në kuvendin komunal të Mitrovicës. Kjo parti ka fituar 8 mijë e 253 vota apo 29% dhe do të ketë 11 asamblistë, shkruan Insajderi.com

Partia e dytë mbetët LDK-ja me 5 mijë e 761 vota apo 20 %. LDK do të ketë 7 asamblistë në qytetin e dytë më të madhe të Kosovës.

AKR po ashtu do të ketë 7 asamblist. Kjo parti fitoi 5 mijë e 761 vota apo 17.57%.

Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 6 asamblistë. Pasi nuk arriti të fitoi më shumë se 16.93% të votave.

Pastaj vije AAK me 2 asamblistë, Nisma 1, dhe PD 1 asamblist.

Kujtojmë se qyteti e Mitrovicës do të garojnë në rundin e dytë të balotazhit, ku kandidati i AKR-së Agim Bahtiri kërkon edhe një mandat si kryetar i kësaj komune. Ndërsa Valdete Idrizi nga PDK po kërkon që përsëri partia e saj të qeverisë me qytetin e Mitrovicës.