Zyrtare: De Biasi, trajner i skuadrës së La Ligas

Zyrtare: De Biasi, trajner i skuadrës së La Ligas

Gianni de Biasi edhe zyrtarisht është trajner i Deportivo Alaves në La Liga.

Ish trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, karrierën do ta vazhdojë në Spanjë.

64 vjeçari italian ka arritur marrëveshje me Alavesin, skuadër që në pesë xhirot e para nuk ka arritur asnjë pikë në La Liga.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Alavesit. /Insajderi.com