Zyrtare: City blindon De Bruynen

Zyrtare: City blindon De Bruynen

Kevin De Bruyne ka nënshkruar një kontratë të re 5-vjeçare me Manchester Cityn, duke i kushtuar kështu të ardhmen e tij klubit të “Qytetarëve” deri në vitin 2023.

Marrëveshja e ylli belg është shpërblyer me një pagë javore prej £280,000, por që mund të rritet deri në £350,000 përmes bonuseve.

De Bruyne është konsideruar deri në këtë fazë të sezonit si futbollisti më i mirë në Premier League, me Manchester City që është në garë për shumë trofe trofetë sezonalë.

“Jam shumë i lumtur që nënshkrova këtë marrëveshje të re. Qëllimi im ka qenë gjithmonë që të qëndroj këtu te City. Është një kënaqësi të jem pjesë e kësaj skuadre dhe jam optimist dhe entuziast për sukseset që mund të arrijmë në vitet e ardhshme”, deklaroi De Bruyne.