Zyrtare: Chelsea transferon sulmuesin e Marseilles

Zyrtare: Chelsea transferon sulmuesin e Marseilles

Chelsea ka arritur marrëveshje për blerjen e Michy Batshuayi nga Marsielle për 40 milionë euro. Sulmuesi ka pasur oferta nga West Ham, Crystal Palace dhe Tottenham.

Marsielle ishte e detyruar ta shiste sulmuesin e saj para 5 korrikut për të shlyer një borxh prej 30 milionë eurosh ndaj DNCG, rregullatori i financave në futbollin francez.

Me 30 milionë euro do të shlyen borxhet që do të shmangnin embargon në merkato, ndërsa 10 milionë do t’i shkojnë belgëve të Standard Liege, në bazë të marrëveshjes paraprake.

Batshuayi është qendër sulmues, i cili mund të luajë në qendër të sulmit, por edhe në krah të saj. /Insajderi.com