Zyrtare: Celina kalon tek Ipswich Town

Zyrtare: Celina kalon tek Ipswich Town

Bersant Celina është lojtar i ri i skuadrës Ipswich Town.

 

Skuadra e Championship, Ipswich Town ka njoftuar për huazimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Bersant Celina.

Sulmuesi i Kosovës kishte një sezon të suksesshëm në Twente, por sërish nuk ka bindur Pep Guardiolan për të qëndruar në skuadrën e parë.

Ai ka pranuar ofertën e Ipswich, ku mendon se do t’i ndihmonte për të fituar përvojë dhe për t’u kthyer më i fortë në City ose ndonjë skuadër tjetër të Premierligës.

“Bersant Celina është huazuar për një edicion nga Manchester City”, thuhet në njoftimin e Ipswich.

Celina po ashtu kërkohej edhe nga skuadra tjera të Championship, Bundesligas dhe La Ligas.