Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra gjermane Mainz, për të kaluar në Danimarkë të Brondby. Lajmi është konfir" />

Zyrtare: Besar Halimi ndërron skuadër

Besar Halimi është futbollist më i ri i skuadrës daneze Brondby.

Zyrtare: Besar Halimi ndërron skuadër

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra gjermane Mainz, për të kaluar në Danimarkë të Brondby.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra daneze, ndërsa lojtari është shumë i lumtur për këtë mundësi.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, në një klub të madh dhe të famshëm. Jam krenar që do të luajë për Brondbyn”, ka thënë Halimi.

Halimi do të bashkohet me njërin nga ish-trajnerit e tij tek skuadra daneze.

“Kam luajtur kundër skuadrës së tij, e di se është trajner i madh. Jam krenar që do të luajë për të, sepse ai ka mentalitet të mirë. E njoh stilin e lojës së tij”, ka thënë Halimi për trajnerin Alexander Zorniger. /Insajderi.com