Zyra e BE-së përshëndet arritjen e marrëveshjes për Demarkacion

Zyra e BE-së përshëndet arritjen e marrëveshjes për Demarkacion

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Natalya Apostolova ka përshëndetur dakordimin e shumicës së subjekteve politike për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

“Uroj partitë dhe liderët e tyre për arritjen e marrëveshjes për ta ratifikuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi”, shkroi Apostolova në twitter.

Ajo këtë dakordim e cilësoi hap kyç drejt lëvizjes pa viza, duke thënë se ai e vë Kosovën dhe rininë e saj  në plan të parë.

Apostolova bëri thirrje që edhe Vetëvendosja dhe Lista Serbe ta përkrahin marrëveshjen që sipas saj është për të gjithë në Kosovë.

Edhe Ramush Haradinaj tha sot se është mënjanuar pengesa e fundit e koalicionit qeveritar për qëndrim unik rreth demarkacionit.