Zyra e Kryeministrit shpenzon rreth 8 mijë euro për katër lap-top

Zyra e Kryeministrit shpenzon rreth 8 mijë euro për katër lap-top

Qeveria Haradinaj ka përmbyllur procesin e prokurimit në blerjen e katër lap-topëve të shtrenjtë.

Kallxo.com mëson se Zyra e Kryeministrit ka nënshkruar kontratë për t`u furnizuar me katër  lap-top nga kompania “ARITECH” Sh.P.K.  me vlerë të përgjithshme të kontratës prej 7 mijë e 678 euro.

Në javën e  parë të muaji qershor, Zyra e Kryeministrit inicioni procedurën e prokurimit për t`u furnizuar me llap-top për nevojat e saj.

Për të realizuar këtë blerje ZKM kishte planifikuar të shpenzonte deri në 9 mijë euro.

Për këtë tender është përdorur procedura e koutimit me kriter të dhënies çmimin më të ulët.

Në njoftimin për kontratë thuhet se do të blihen katër lap-topë.

Në muajin korrik, ZKM rekomandoi për kontratë kompaninë në fjalë, kur kontrata nënshkruhet një javë më vonë.

Bazuar në numrin e lap-topëve dhe vlerën e përgjithshme të paguar për ta i bie që për një lap-top Zyra e Kryeministrit shpenzoi mesatarisht 1 mijë e 919 euro.