Agjencia për Barazi Gjinore e quan akt kriminal sulmin ndaj Stavilecit

Agjencia për Barazi Gjinore e quan akt kriminal sulmin ndaj Stavilecit

Agjencia për Barazi Gjinore në zyrën e Kryeministrit, ka dënuar sulmin ndaj bashkëshortes së ministrit në detyrë, Blerand Stavileci, Vitore Metaj- Stavileci.

“Ky është një akt kriminel i cili duhet hetuar dhe  dënuar sa më pare. Akte të tilla barbare  janë të  papranueshme për shoqërinë tonë dhe dënohen penalisht”, thuhet në komunikatën e dërgaur për media.

Agjencia për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit kërkon që rasti të hetohet me efikasitet dhe vëmendje të shtuar nga institucionet përkatëse të sigurisë dhe drejtësisë.

“ABGJ kërkon  respektimin e  ligji, shtetin e së drejtës, dhe apelon tek qytetarët e Republikës së Kosovës të dënojnë aktet e dhunës, si dhe përmbahen nga dhuna fizike e cila rrezikon jetën e individit, sigurinë publike, mbjell frikë dhe pasiguri dhe kjo është e pa tolerueshme”, thuhet ndër tjerash në komunaikatë.

Bashkëshortja e ministrit në detyrë, Blerand Stavileci, Vitore Metaj-Stavileci është sulmuar fizikisht gjatë ditës së djeshme në lagjen Veternik.

Sulmin ndaj saj e kanë dënuar partitë politike, këshilli për të drejtat e njeriut, rrjeti i grupit të grave. /Insajderi.com