Zvogëlohet numri i ushtarëve gjerman në Kosovë

Zvogëlohet numri i ushtarëve gjerman në Kosovë

Nga 750  ushtarë gjermanë sa janë tani në kuadër të KFOR-it në Kosovë, në vjeshtë do të mbeten rreth 650, pasi gjendja e sigurisë në Kosovë vlerësohet “esencialisht e qetë dhe stabile”.

Kufiri maksimal i angazhimit të ushtarëve gjermanë në Kosovë në kuadër të KFOR-it nga 1850 sa është tani, do të zvogëlohet në 1350. Kështu ka vendosur Qeveria gjermane. Për këtë qëllim ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen dhe Ministri i Jashtëm Frank Valter Steinmeier kanë informuar të hënën me shkrim shefat e grupeve parlamentare në Bundestagun gjerman.

Sipas revistës gjermane “Der Spiegel”, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, edhe për një kohë të gjatë nuk do të përfundojë. Vendimi i Qeverisë gjermane për zvogëlimin e numrit të ushtarëve gjermanë në Kosovë, që është marrë mbrëmë, sipas revistës “Der Spiegel” pritet të miratohet tani edhe nga Bundestagu. Për 16 vjet rresht, Bundestagu ka miratuar çdo vit vazhdimin e mandatit të ushtarëve të Bundesëehrit në Kosovë. Të vetmit nga fraksionet parlamentare që kanë qenë kundër vazhdimit të këtij mandati janë partia e majtë (die Linken), njofton televizioni public i Kosovës.

Ndryshe, aktualisht në Kosovë janë të angazhuar rreth 750  ushtarë gjeramnë dhe ky numër në rast nevoje mund të rritet nga forcat rezerve në Gjermani deri në kufirin maksimal prej 1850 ushtarësh. Nga vjeshta e këtij viti Gejrmania në Kosovë do të ketë rreth 650 ushtarë dhe dhe po kaq do të jetë numri i trupave rezerve në Gjermani në rast nevoje në Kosovë.