Zv/ministri Çelaj jep dorëheqje, shkak zgjedhjet lokale  

Zv/ministri Çelaj jep dorëheqje, shkak zgjedhjet lokale   

 

Kryetari i Degës së PDK-së të kryeqytetit, njëherësh anëtar i Kryesisë qendror të kësaj partie, ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësministrit të Drejtësisë.

Çelaj ka thënë se si arsyeje thekson nevojën që t’i kushtohet më shumë fushatës së zgjedhjeve lokale që mbahen sivjet.

“Po unë kam dhënë dorëheqje nga ky post për shkakun se dua që të i kushtohem punës në kryeqytet”, ka thënë Çelaj

I pyetur Çelaj, nëse ai do të jetë kandidatë për kryetar të Komunës së Prishtinës ai ka thënë se një propozim ka ardhur nga partia e tij por sipas tij është herët ende të vendoset për këtë çështje.

“Jom një prej të mundshëm. Dega e ka shprehur vullnetin që unë të jem kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, por ende është herët për të deklaruar një gjë të tillë”, ka thënë Çelaj./Insajderi.com