Zv/kryeministri serb i Kosovës jep porosi nga Beogradi

Zv/kryeministri serb i Kosovës jep porosi nga Beogradi

Dalibor Jevtiq, zëvendëskryeministër dhe ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës është deklaruar rreth krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Jevtiq nga Beogradi është shprehur se në Kosovë do të fillojë themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe.

“Më duket mua që më nuk do të ketë falje dhe kjo është e rëndësishme, në mënyrë konkrete, ashtu siç është nënshkruar dhe ka pasur pajtueshmëri në Bruksel, duhet të fillojë themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se më nuk do të ketë pengim të themelimit të këtij asociacioni në Kosovë, shkruan Tanjug.

“Fakti është se tash kemi pasur zgjedhje parlamentare dhe lokale, kjo mund të jetë arsyeja që disa procese të rëndësishme janë ndërprerë”, ka shtuar Jevtiq.