Zv/kryeministri Gashi zotohet për zgjidhjen e një “problemi”

Zv/kryeministri Gashi zotohet për zgjidhjen e një “problemi”

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Byroja e Sigurimeve të Kosovës janë dakorduar për të marrë hapat e duhura për shkurtimin e pritjeve të bashkatdhetarëve tanë nëpër kufij.

Zëvendëskryeministri njëherësh ministri i Diasporës Dardan Gashi ka pritë drejtorin e BSK-së, Blerim Pushkolli, me të cilin ka biseduar për mundësitë alternative për lehtësimin e pagesave të polisave të sigurimit të automjeteve për shkurtimin e pritjeve në vendkalimet kufitare.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e interesuar të zgjidhë njëherë e mirë këtë problem, dhe në ditët në vijim, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme do të ofrojmë një zgjidhje në favor për diasporën kosovare”, ka thënë zëvendëskryeministri Gashi.

Nga ana tjetër, z. Pushkolli ka shprehur gatishmërinë të bashkëpunojë me Ministrinë për të zgjidhë këtë çështje të përvjetshme.