Zvicra, vendi më i pasur në botë

Një studim i ri ka renditur vendet më të pasura në botë. Anketa është kryer në bazë të vlerës mesatare të kursimeve, pensioneve dhe investimet e popullsisë.

Zvicra, vendi më i pasur në botë

Zvicra kryeson listën, ku çdo qytetar ka asete mesatare prej rreth 170,589 euro. Catherine Brendmajer, studiues ekonomie në “Allianz”, e cila është pjesë e ekipit hulumtues, ka thënë se është e mahnitshme se si disa vende evropiane ranë në renditje në vitet e fundit.

„Mund të theksohet se kriza evropiane ka lënë gjurmë në kursimet familjare, veçanërisht në Itali, ku ka pasur humbje të mëdha gjatë krizës financiare. Tani disa janë rimëkëmbur, por u deshën disa vite. Të ardhurat nuk janë rritur dhe qytetarët duhet të përdorin fonde nga kursimet e tyre. Italia dhe Franca ranë në listën e rreth 9 vende që nga viti 2000“, tha Brendmajer për The Independent, përcjell albinfo.ch.

Së dyti në listë vijnë Shtetet e Bashkuara, e ndjekur nga Britania. Suedia e katërta dhe në vendin e 5-të vjen Belgjika. /Insajderi.com