Zvicra si parajsë për hakerët

Zvicra si parajsë për hakerët

“HackerRank” këtë javë publikoi një analizë se në cilat vende janë fshehur programuesit më të mirë në botë. Në bazë të rezultateve, vendi më i mirë pozicionuar është Kina, e ndjekur nga Rusia, Polonia, Zvicra, Hungaria dhe Japonia. Katër vendet e fundit janë Tajvani, Franca, Republika Çeke dhe Italia.

Ndërsa SHBA dhe India e kanë numrin më të madh të përdoruesve, në këtë analizë dy vendet kanë arritur rezultat të dukshëm.

Duke analizuar shpejtësinë dhe saktësinë me të cilën konsumatorët kanë zgjidhur sfidat, HackerRank  ka analizuar punën e 1.5 milionë programerëve, shkruan “Business Insider”, përcjell albinfo.ch.

“HackerRank” është faqe e programerëve për të përmirësuar aftësitë e tyre në zgjidhjen e sfidave të ndryshme./