Zvicra jep 7 milionë franga për shëndetësinë në Kosovë

Zvicra jep 7 milionë franga për shëndetësinë në Kosovë

Ky projekt është dizajnuar për mbështetjen e zbatimit të Strategjisë së Sektorit të Shëndetësisë, duke plotësuar programet tjera të mbështetura nga donatorët në sektorin e shëndetësisë.

Projekti KSHQC, sipas një komunikate për media të Zyrës Zvicerane per Bashkëpunim në Kosovë, ka për qëllim përmirësimin e shëndetit të popullsisë së Kosovës përmes fuqizimit të kapaciteteve të ofruesve dhe menaxhuesve të kujdesit shëndetësor, ku në këtë mënyrë ata do të jenë në gjendje t’i plotësojnë nevojat e pacientëve të tyre, duke u fokusuar veçanërisht në plotësimin e nevojave të grupeve të cenueshme.

Projekti do të fokusohet në nivelin e Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSH) dhe operon në trekëndëshin e: përmirësimit të cilësisë së ofrimit të shërbimeve, duke reduktuar pengesat në qasje dhe duke i bërë shërbimet më të përgjegjshme ndaj nevojave të pacie ntëve – komponenti i ofruesit; fuqizimit të integrimit të shërbimeve në nivel komunal nëpërmjet menaxhimit të përmirësuar, bashkëpunimit më të fuqishëm ndër-sektorial, efikasitetit të rritur dhe qasjes më të madhe në shërbimet e shëndetësisë – komponenti i menaxhmentit; promovimin e një roli aktiv të pacientit, duke ndikuar në sjelljen për kujdes të shtuar shëndetësor dhe promovimin e stileve të shëndetshme të jetesës në nivele të popullsisë – komponenti i popullsisë.

Faza e zbatimit të projektit është dizajnuar gjatë një faze fillestare 10 mujore përmes një procesi konsultativ me akterët kyç nga nivelet e komunitetit, institucionit, komunës dhe ministrisë. Dizajnimi i projekti është bazuar në rezultatet e këtyre aktiviteteve të konsultimit.

Gjatë kësaj periudhe 4 vjeçare (2016 – 2019), projekti prej 7 milionë CHF do të punojë me 12 komuna për zhvillimin e sistemeve dhe proceseve që më vonë mund të iniciohen edhe në komunat tjera dhe do të zbatohen nëpërmjet institucioneve lokale dhe kombëtare dhe komuniteteve.

Projekti zbatohet nga konzorciumi që përbëhet nga Instituti Zviceran Tropikal dhe i Shëndetësisë Publike dhe Save the Children.