Zviceranët të dielën votojnë në dy referendume

Zviceranët të dielën votojnë në dy referendume

Zvicra është më së shumti shoqëri urbane, por bujqësia është një pjesë e rëndësishme e identitetit të saj kulturor, e cila sipas iniciatorëve është e kërcënuar nga importet e ushqimit të lirë që dëmton standardet e larta zvicerane.

Prandaj, votimi zviceran të dielën në dy referendume do të vendos për të ardhmen e industrisë ushqimore.

Referendumi është planifikuar pasi përkrahësit u mblodhën më shumë se 100 mijë nënshkrime, siç parashihet me ligjin për demokracisë së drejtpërdrejtë në Zvicër.

Referendumi i parë është i njohur si «Fair-Food»  kërkon nga qeverinë federale për të nxitur prodhimin ekologjik dhe të drejtë të ushqimit. Po ashtu është propozuar etiketimi më i hollësishëm të produkteve dhe miratimi i masave anti-dumping.

Është propozuar po ashtu rritja e numrit të të punësuarve në bujqësi, duke vendosur çmime më të drejta për të gjitha produktet dhe rritjen e taksave mbi ushqimet e importuara.

Kundërshtarët, përfshirë qeverinë zvicerane, besojnë se miratimi i këtyre kërkesave do të çojë në rritjen e burokracisë dhe kostove, dhe do të sjellë vendin në konflikt me marrëveshjet ekzistuese të tregtisë ndërkombëtare.