Zv/kryeministri tregon kushtin e Listës Serbe për demarkacion

Zv/kryeministri tregon kushtin e Listës Serbe për demarkacion

Të gjithë titujt e deritanishëm për kushtet e Listës Serbe në këmbim të votës së demarkacionit nuk janë të qëndrueshme, sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ai ka sqaruar se në takimet me përfaqësuesit e Listës Serbe nuk ka pasur as edhe një kërkesë konkrete.

“Absolutisht nuk ka asnjë kusht. Nuk ka as kërkesë që të krijohet ndonjë komunë e re në Prilluzhë, nuk është shtuar asnjëherë”, ka thënë ai në KTV.

Jo me kërkesë të shkruar, por tërthorazi, sipas Hoxhajt, Lista Serbe e ka përmendur siç tha ai “sqarimin për çështjen e Trepçës”.

“Ka një pritje prej anës së tyre që në të ardhmen, ditët dhe javët në vijim që qeveria e Kosovës ta trajtojë seriozisht çështjen e Trepçës dhe atyre që jetojnë në veri të Kosovës lidhur me Trepçën”, theksoi ai.