Zv.kryeministri i quan “pako picash” peticionin e 205 mijë qytetarëve

Zv.kryeministri i quan “pako picash” peticionin e 205 mijë qytetarëve

Enver Hoxhaj i ka quajtur pako picash, peticionin e qytetarëve që kanë nënshkruar kundër marrëveshjes së demarkacionit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Vetëtevendosjes, Rexhep Selimi.

Selimi është pyetur më herët nga Insajderi se çfarë  tha Hoxhaj, në momentin kur deputetët e Vetëvendosjes dërguan peticionin e qytetarëve, por që Selimi është përgjigjur se do të tregojë gjatë fjalimit në seancë.

E kur ai e mori fjalën, tha se përmes foltores po i përgjigjet gazetarit për pyetjen e tij.

“Ia kam borxh një gazetarit që t’i përgjigjem në një pyetje të tij. Ai më pyeti se çfarë të tha Enver Hoxhaj, kur ia dërguat peticionin e qytetarëve. Ai më tha që po duken si pako picash. M’tha a janë pica këto. Ajo cfarë duhet ti them Enver Hoxhaj, me J në fund. Ai duhet të dijë se turpi a hahet me bukë a me pica, përgjigjen duhet ta kthejë ai vetë”, ka thënë Selimi

Selimi ka shtuar se nëse sonte ratifikohet kjo marrëveshje, atëherë asnjëherë më nuk do të përmisohet.

“Nëse kalon demarkacioni, atëherë harrojeni që do e përmisoni këtë marrëveshje”, ka thënë Selimi/Insajderi.com