Zv/kryeministri ia adreson meritat Isa Mustafës për ratifikimin e demarkacionit

Zv/kryeministri ia adreson meritat Isa Mustafës për ratifikimin e demarkacionit

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ia ka adresuar kryetarit të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie meritat për ratifikimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Pacolli në shkrimin  e tij në Facebook ka shkruar se një falënderim i madh i takon Mustafës dhe deputetëve të kësaj partie që e bënë të mundur ratifikimin e kësaj marrëveshje.

“Vendimi historik i parlamentit të Kosovës sot, padyshim është lajmi më i mirë për qytetarët dhe të ardhmen e Kosovës. Një falënderim i madh i takon kreut të LDK Isa Mustafa, gjithë lidershipit dhe deputetëve të kësaj partie, që për interes të vendit bashkuan votën dhe bënë të mundur që ligji të kaloj. Ish kryeministri Mustafa meriton respekt për kursin e tij të drejtë dhe të palëkundur të shtet-ndërtimit”, ka shkruar Pacolli./Insajderi.com