Zurichu ndalet në barazim pa Sadikun, Kukeli lë pas dëmtimin

Armando Sadiku, ashtu siç pritej, ka qenë pushim për ndeshjen e sotme në kategorinë e dytë zvicerane të Zurichut ndaj Arau.

Zurichu ndalet në barazim pa Sadikun, Kukeli lë pas dëmtimin

Futbollisti u dëmtua në gju në ndeshjen e mesjavës me klubin e tij dhe tani ka filluar procesin e terapisë së riaftësimit për të qenë i gatshëm për duelin e Ligës së Europës ndaj Osmanlispor që luhet të enjten.

Ndaj ai nuk ka udhëtuar me ekipin për këtë sfidë, ndërsa Burim Kukeli ka qenë rregullisht në fushën e lojës. Dëmtimi i pësuar në mesjavë nga mesfushori nuk ka qenë serioz dhe ai ishte i gatshëm për duelin të cilin e nisi si titullar dhe ku u zëvendësua në minutën e 77 të këtij takimi.

Mungesa e Sadikut në sulmin e Zyrih ndjehej, pasi skuadra arriti të mbylle këtë sfidë në barazimin 1-1, vetëm falë një goli në minutën e 4 shtesë nga Keçojeviç. Gjithsesi, barazimi nuk shqetëson edhe shumë ekipin e Zyrih, që është i shkëputur në kreun e renditjes së kampionatit ku pas 9 javësh regjistron 7 fitore e 2 barazime. /Insajderi.com