ZRRE kërkon nga KOSTT furnizim të rregullt me energji elektrike pa reduktime

ZRRE kërkon nga KOSTT furnizim të rregullt me energji elektrike pa reduktime

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ditëve të fundit ka pranuar ankesa të shumta nga konsumatorët, dhe është informuar nga mediat e shkruara dhe elektronike, si dhe nga të dhënat e dërguara nga operatori i sistemit të transmisionit – KOSTT, se janë duke u aplikuar reduktime (ndërprerje) të energjisë elektrike me kërkesë të KOSTT, dhe se këto reduktime janë duke u realizuar nga KEDS.

Me datë 29 dhjetor 2017, ZRRE ka dërguar një shkresë zyrtare tek të gjithë akterët e sektorit të energjisë elektrike lidhur me situatën energjetike. Përveç tjerash, në këtë letër, ZRRE ka kërkuar nga të licencuarit që të angazhohen maksimalisht në mbarëvajtjen e operimit të sistemit me qëllim që të shmangen reduktimet e energjisë, përveç në rastet kur rrezikohet siguria e sistemit.

Mirëpo edhe përkundër kësaj shkrese, KOSTT ka filluar të japë urdhëresë për reduktime të energjisë elektrike, duke mos respektuar udhëzimet e ZRRE-së.

ZRRE edhe përkundër që kupton situatën e rëndë nëpër të cilën është duke kaluar sektori i energjisë dhe KOSTT, konstaton se veprimet e tilla të KOSTT, për reduktimet e energjisë elektrike, janë në kundërshtim me rregullat e ZRRE, vendimet e Bordit dhe kërkesat tjera ligjore për furnizim të rregullt dhe pa ndërprerje me energji elektrike për të gjithë konsumatorët. S

ot, ZRRE përmes një shkrese zyrtare ka kërkuar edhe njëherë nga KOSTT që të ndërpriten menjëherë reduktimet e energjisë elektrike, përveç në rastet kur rrezikohet siguria e sistemit, përndryshe do të zbatoj dispozitat ligjore të Nenit 55 dhe 57 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë dhe dispozitat ligjore të Rregullës mbi Masat Administrative dhe Gjobat.

Me këtë rast ZRRE shpreh keqardhje ndaj konsumatorëve të energjisë për reduktimet e aplikuara dhe kërkon nga ata që të kenë mirëkuptim dhe të përpiqen të kursejnë energjinë elektrike deri në normalizimin e furnizimit të rregullt me energji.