Zotohet babai i të riut që u vra në Gjakovë – “krejt ka mi shkri për me e dit pse u vra djali jem”

01.11.2017 20:56
Zotohet babai i të riut që u vra në Gjakovë – “krejt ka mi shkri për me e dit pse u vra djali jem”

Nazmi Hanës mëngjesin e së mërkurës ia vranë djalin në vendin e punës në qebaptoren “Toni” në Gjakovë. Për të atin vrasja e Arlindit është e pakuptimtë. Ky madje nuk e beson motivin e vrasjes për të cilin iu vra djali.

I ati i 30 vjeçarit që nuk i beson fort drejtësisë kosovare dhe thotë se këtë punë nuk do ta lë më kaq nëse autoritetet nuk do ta kryejnë punën.

“ Krejt ka mi shkri, me shpi e me pasuri për me gjet për çka u vra djali jem”, thotë ai për Klan Kosova.

Nazmi Hana thotë se nuk është e lehtë me tu vra djali në këtë mënyrë.

“.. nuk vriten njerëzit në këtë mënyrë, sikur gjaja”, thotë ai.

Të shokuar më këtë ngjarje janë edhe qytetarë të tjerë që rastësisht qëlluan në vend ngjarje.

Orhani shoku i ngushtë i viktimës thotë se në asnjë mënyrë ai nuk ka qenë në ndonjë konflikt.

“Gjithmon jemi kan bashk dhe asnjëherë ska mundësi të ketë pasur dicka të tillë”, ka thënë ai, raporton Klan Kosova.

Policia ka konfirmuar se 21-vjecari E.B është arrestuar dhe tani është në ndalim. Arsyeje besohet të kenë qenë armiqësia e moçme për një femër.