Zotimi i Limajt në Malishevë

Zotimi i Limajt në Malishevë

Komuna e Malishevës vazhdon të mbetet bastion i Nismës për Kosovën. Kjo u konfirmua edhe sonte, ku në një takim spontan u mblodhën shumë simpatizantë të Nismës.

Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj falënderoi bashkëvendësit e tij, duke shtuar se koha e Nismës po vjen.

Ai pret që Nisma në këtë komunë të fitoj pa balotazh dhe krejt këtë ai e mbështet në përkrahjen e madhe të qytetarëve të kësaj komune për kandidatin e Nismës për Kosovën për kryetar komune, Ragip Begaj.

Tutje, Limaj tha se me Nismën në Qeveri, Malisheva do ta ketë kujdesin e merituar duke shtuar se nuk do të lejojë diskriminmin e asnjë komunë në Kosovë.

Ka thënë se për Malishevën dhe qytetarët e kësaj komune do të ketë projekte të shumta. Ndërsa, është zotuar se kujdes i veçantë do t’u kushtohet prodhuesve vendor, të cilët është i përkushtuar për t’i mbështetur.

Limaj po ashtu ka thënë se si parti socialdemokrate do të jenë zëri i qindra mijëra familjeve të cilët nuk e kanë asnjë familjar të punësuar. Koha e Nismës, sipas tij, po vjen dhe këtë askush nuk mund ta ndalë.

Krejt në fund ai ka ftuar qytetarët e Malishevës që të dalin masivisht të votojnë ditën e diele për Ragip Begajn dhe kandidatët e Nismës për asamble.