Zotimi i gjeneralit amerikan

Zotimi i gjeneralit amerikan

Gjenerali më i lartë amerikan në Afganistan është zotuar se ushtria amerikane do ta shkatërrojë grupin e ISIS-it në këtë vend, do t’i shtypë pjesëtarët e mbetur të Al-Qaedas dhe do t’i bëjë thirrje talibanëve ta ndjekin diplomacinë, duke u thënë atyre se nuk mund të fitojnë në fushëbetejë.

Gjenerali John Nicholson, në një adresim para gazetarëve në kryeqytetin afgan, ka thënë se trupat shtesë të ShBA-së në Afganistan do t’i trajnojnë edhe më tej trupat afgane.

Po ashtu, ai ka premtuar më shumë përkrahje nga ajri dhe i ka lavdëruar komandot dhe forcat speciale afgane duke thënë se ato janë të pamposhtura.

Ai shtoi tha se politika e presidentit Donald Trump për Afganistanin dhe Azinë Jugore është dëshmi e përkushtimit të komitetit ndërkombëtar si dhe e përkushtimit të saj për një Afganistan paqësor dhe qëndrueshëm.

“Nuk do të dështojmë në Afganistan,” ka thënë Nicholson./Express/