Zotimet e Shpend Ahmetit për lagjen Mati

Zotimet e Shpend Ahmetit për lagjen Mati

Në tubimin e mbajtur në lagjen Mati, Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti bashkë me Selim Pacollin prezantuan para banorëve projektet që i kemi për këtë lagje.

Ideja për Prishtinën, qytet në çdo lagje, nënkupton shërbimet komunale sa më afër banorëve të lagjeve.

Kësisoj, në Mat do të hapet Bashkësia Lokale; do të ndërtohet parku i lagjes; do të zgjerohen kapacitetet e çerdhes ekzistuese; si dhe do të bëhet  ndërtimi i kolektorit.