Zotimet e Shpend Ahmetit për lagjen ‘Mati 1’

Zotimet e Shpend Ahmetit për lagjen ‘Mati 1’

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, para banorëve të lagjes ‘Mati 1’ paraqiti zotimet për mandatin e radhës.

“Do ta ndërtojmë rrugën A, që do ta lehtësojë dukshëm trafikun në këtë pjesë; Do të ndërtohet shkolla dhe çerdhja e re; Do të ndërtohet fusha sportive në oborrin e shkollës “Pavarësia”; Do të bëhet rregullimi i rrugicave pranë rrugës “Muharrem Fejza”; Do të zgjerohet rrjeti i ndriçimit publik; Do të vendosen shportat e mbeturinave nëpër rrugicat ku mungojnë; si dhe do të ndërtohet parku rekreativ tek ish-TMK”, premtoi Ahmeti.

Në këtë tubim ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Komunës, Dardan Sejdiu dhe deputeti Albin Kurti si dhe kryetari Visar Ymeri.

Ymeri ka thënë se janë me fat që jetojnë në një komunë ku qeveris Vetëvendosje.

“Është detyrë e jona që edhe këto ditë të angazhohemi maksimalisht për ta konfirmuar qeverisjes e Lëvizjes në Prishtinë. Prishtina ishte bartëse e ndryshimi, dhe tani ky shembull po ndiqet edhe nga komunat e tjera”, tha ndër të tjera Ymeri.