Zotimet e Ahmetit për Kodrën e Trimave

14.11.2017 20:44
Zotimet e Ahmetit për Kodrën e Trimave

Kryetari i Prishtinës dhe kandidati i VV-së për mandat të dytë, Shpend Ahmeti, bashkë me Selim Pacollin e AKR-së me të cilin janë në koalicion për balotazhin e 19 nëntorit, mbajtën tubim me banorët e lagjes Kodra e Trimave.

Ahmeti, që ka thënë se janë bërë shumë investime në këtë lagje, ka numëruar edhe një varg premtimesh për mandatin e radhës.

Në to përfshihen këndet e lojërave te shkollat “Hilmi Rakovica” dhe “Asim Vokshi”; rregullimin e rrugës “Elena Gjika”; ndërtimin e qendrës kulturore për të rinj; si dhe ndërtimin e parkut të kësaj lagjeje.