Zogiani reagon ndaj vendimit që favorizon KEDS-in

Zogiani reagon ndaj vendimit që favorizon KEDS-in

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani ka reaguar ndaj vendimit të bordit të ZRRE-së, që humbjen e energjisë ta paguajnë konsumatorët, e jo KEDS-i.

Zogiani ka thënë se ky vendim i ZRRE-së, është kamuflim për vazhdimin e pagesës së energjisë për pjesën veriore të Kosovës, dhe se i ka quajtur gënjeshtra deklarimet se tashmë është ndalur pagesa nga konsumatorët për energjinë që shpenzohet në atë pjesë.

“Shifeni si gënjejnë, thonë se kemi ndalë pagesën për KEDS të faturave të familjeve serbe, që tash e 20 vjet vazhdojnë të mos paguhen dhe pas disa ditësh dalin me lajmin se Zyra e Rregullatorit të Energjisë, pranon të fusë në faturat e konsumatorëve një rritje të “humbjes”, së energjisë. A thua kaq budallenj po u dukemi”. Nuk keni nevojë të luani patriotin, por pranojeni se ne do të vazhdojmë të paguajme energjinë për familjet serbe, sepse ju (pushteti e shteti i Kosovës), nuk keni bërë asgjë deri sot për të siguruar pagesën e klësaj energjie, keni ggënjyer të gjithë, jo vec Thaci, por edhe Edita, edhe ju tjerët që keni përkrahë negociatat e Brukselit, sepse ato nuk kanë prodhuar asnjë sukses dhe as që kanë qenë të projektuara të prodhojnë ndonjë sukses”, ka thënë Zogiani.

Ai ka shtuar se të gjitha këto janë të projektuara në marrëveshjet e Brukselit, dhe fajtorë i ka bërë të gjitha partitë që e kanë përkrahur dialogun, sic ka thënë ai, përjashtimisht bënë vetëm Lëvizja Vetëvendosje.

“Ju që e keni mbrojtur këtë qasjë, të gjitha partitë përvec Vetëvendosjes, e keni ditur se nuk do të prodhojnë gjë negociatat dhe sot të gjithë jeni bashkuar që ta mbroni gënjeshtrën e madhe që ua ka lënë për obligim Brukseli, për energjinë e papaguara keni gjetur kamuflimin si “humbje teknike” së shpejti do të detyroheni të gjeni një gënjeshtër për Trepcë, Ujmanin e të tjera cështje të prekshme që do të mund ta nxjerrin në pah gënjeshtrën e madhe 20 vjet të gjatë që e përkrahët të gjithë!

A ju vjen marre? A keni frikë se një ditë ky popull ka me e marrë vesh ku e keni katandisur e ka me ju nxjerrë prej tyre laboratorëve të “ministrisë së të vërtetës”, e ka me ju tërheqë zvarrë si Gadafin apo Çaushevskin?! A po mendoni që gjithmonë do të keni dele për të mjelur?!”, ka përfunduar Zogiani.