Zogaj: Naser Makolli vazhdimisht kontrollohej në QKUK

Zogaj: Naser Makolli vazhdimisht kontrollohej në QKUK

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të burgjeve, Sokol Zogaj, ka thënë se Naser Makolli disa herë është kontrolluar dhe kryer analiza shëndetësore në QKUK derisa ndodhej në paraburgim, për shkak të disa problemeve më zorrë.

“I nderi disa herë ka qenë në QKUK. I ka marrë medikamentet, dhe ato masa nuk kanë ndihmuar në gjendjen e tij shëndetësore”, ka thënë Zogaj në Infomagazine.

Sipas tij, vetë mjeket nuk kish konstatuar se ai duhet të trajtohej në QKUK, por vetëm i janë bërë kontrolle, përcjellë Gazeta Express.

“Vetëm i ka bërë disa analiza dhe nuk është parë e arsyeshme të trajtohet në QKUK”, tha Zogaj.

Ndryshe, i paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, Naser Makolli ndërroi jetë dje. Ai ishte shok i qelisë me Astrin Deharin, i cili u vetëvra disa muaj më parë në paraburgim në Prizren.