Zjarri përfshinë trafon, një pjesë e Ulpianës mbetet pa rrymë

Zjarri përfshinë trafon, një pjesë e Ulpianës mbetet pa rrymë

Një trafo e rrymës elektrike është përfshirë nga flakët, sot në mbrëmje në lagjen Ulpiana të kryeqytetit, duke shkaktuar ndërprerje të rrymës elektrike në këtë pjesë.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, në afërsi të kopshtit “Fatosat”, sikur shihet dhe në këtë video të Ekonomia Online.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga shiu i pandërprerë që po bie, që ka depërtuar në trafo.Për pak kohë, një pjesë e lagjes Ulpiana ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.