Zjarrfikësit me orë të tëra duke protestuar në diell – në pritje të kryeministrit

Zjarrfikësit me orë të tëra duke protestuar në diell – në pritje të kryeministrit

Zjarrfikësit e Kosovës janë duke qëndruar me orë të tëra në diell, para objektit të Qeverisë së Kosovës duke kërkuar një takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn për të zgjedhur sipas tyre problemet 10 vjeçare të këtyre punëtorëve.

Muharrem Beka, kryetar i sindikatës së punëtorëve të zjarrfikësve, ka thënë për Insajderin se punëtorët e zjarrfikësve sot janë duke shprehur mllefin 10-vjeçar duke kërkuar zgjedhje të problemeve alarmante.

“Jemi dal me protestuar për shkak se nuk kemi arrit si sindikatë gjatë bisedimeve 10 vjecare, nuk kemi arritur një mirëkuptim me institucionet, atëherë kemi dalur që me e shprehur mllefin dhe pakënaqësinë për këto probleme që me vite po presin të zgjedhin”, ka thënë ai.

Beka ka përmendur disa nga problemet që janë duke u përballur punëtorët e zjarrfikësve të Kosovës. Ka thënë se zjarrfikësit nuk e din se kujt i takojnë qeverisjeve lokale apo asaj qendrore.

Ka thënë se problem për punëtorët është edhe rrezikshmëria gjatë punës, festat shtetërore, pagat jashtë orarit të cilat sipas tij nuk janë paguar asnjëherë.

“Statusi i pazgjedhur, statusi i shërbyesit civil, mos definomi i kompetencave mes pushteteve lokale dhe qendrore ne nuk e dimë as a jemi punëtorë të komunës apo të ministrisë pagën e marrim në komunë, ndërsa ministria e menaxhon”.

“Ndërsa rrezikshmëria më e ulët në raport me shërbyesit emergjent, mos implementimi i kontratës së punës, festat shtetërore, pagat jashtë orarit asnjëherë asnjë zjarrfikës nuk është kompensuar, mos kompensimi i lëndimeve në punë e të tjera probleme. Me një fjalë jemi në kundërshtim totale me infrastrukturën ligjore të punëtorëve”, ka deklaruar ai.

Beka ka thënë se janë duke e pritur kryeministrin e vendit t’i pranoj në takim dhe se do të qëndrojnë para objektit të Qeverisë derisa të pranohen në takim nga Haradinaj.

“Pajisjet e vjetruara numri i vogël i zjarrfikësve gjitha këto probleme të grumbulluar sjellin në një gjendje vërtetë alarmante. Kemi pasur takime të vazhdueshme me të gjitha qeveritë edhe të mëhershme, asnjë rezultat nuk është arritur”.

“Ne kemi kërkuar të na pranojë në një takim kryeministri me ministrin e brendshëm dhe me ministrin e MAP-it aty ku është vërtetë problemi jemi duke pritur dhe si duket ka takim ne jemi duke e pritur këtu. Ne do të qëndrojmë këtu deri sa të bëhet një zgjidhje sipas ligjeve që janë në Kosovë asgjë më shumë”, ka deklaruar Beka./Insajderi.com