Zjarr në kombinat – digjen dy banesa dhe një restorant

Zjarr në kombinat – digjen dy banesa dhe një restorant

 

Një banesë dhe një bar-restorant janë përfshirë nga flakët gjatë orëve të vona të ditës së enjte në zonën e Kombinatit në Tiranë. Në të dyja ngjarjet që nuk kanë ndonjë lidhje me njëra-tjetrën, fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Në rastin e parë, forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë të pamundurën që zjarri të mos përhapet në banesat pranë.

Ndërsa, një tjetër zjarr u regjistrua në rrugën “Llambi Bonato” dhe për pasojë është djegur një bar-restorant.

Nga të dhënat e para, shkak i rënies së zjarrit në banesë dhe restorant dyshohet të kenë qenë bombolat e gazit./TCH