Zjarr i madh në Munellë, rrezikohet streha e rrëqebullit të Ballkanit

Zjarr i madh në Munellë, rrezikohet streha e rrëqebullit të Ballkanit

Një zjarr i madh ka përfshirë së fundi masivin pyjor të Munellës. Flakët po përhapen me shpejtësi, të favoroizuar edhe nga era.

Pushteti vendor mësohet se ka bere thirrje për ndihme, për ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve dhe izolimin e vatrës se zjarrit.

Ndërkohë qe ne vend janë nisur me urgjence Emergjenca Civile, zjarrfikësit dhe banorë të zonës. Nga ana e tij, kryetari i bashkisë Kuçi ka bërë thirrje për dërgimin e helikopterëve, pasi situata duket kritike, raporton “News 24”. Kujtojmë se mali i Munellës njihet si streha e rrëqebullit të Ballkanit.