Zidane shokon Perezin

Zidane shokon Perezin

Zidane nuk dëshiron prurje të reja në afatin kalimtar të janarit.

Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle Marca, Zinedine Zidane i ka kumtuar lajmin numrit një të klubit, Florentino Perez, se nuk e dëshiron lojtarë në afatin kalimtar të janarit.

Është raportuar se Reali do të tentojë të nënshkruaj me një 9-sh në janar, duke parë fillimin e dobët të sezonit, pasi Los Blancos kanë mbetur shtatë pikë prapa Barcelonës.

Edhe tifozët duan një sulmues për të zëvendësuar Karim Benzeman, pas largimit të Alavaro Moratas, por Zinedine Zidane nuk dëshiron lojtarë tjerë.

69 % e tifozëve në anketën e bërë nga Marca mendojnë se Reali ka nevojë për një sulmues dhe se duhet të blejë lojtarë në janar, ndërsa 31 % e mendojnë të kundërtën.

Marca shkruan se Zizu i ka thënë Perez se ka skuadër të mjaftueshme dhe të fortë për këtë sezon dhe se çdo prurje e re vetëm sa do t’i përkeqësonte gjërat.

Klubi dëshiroi gjatë verës të nënshkruajë me Kylian Mbappe, por ishte Zidane ai që në fund i tha jo drejtuesve pasi është i kënaqur me lojtaret që ka në dispozicion.

Zizu është i kënaqur me Benzeman dhe kur nuk luan francezi, ai do të inkuadrojë Marco Asension ose Iscon, duke kthyer formacionin nga 4-3-3 në 4-4-2, me Gareth Bale e Cristiano Ronaldo në sulm.

Pavarësisht se e ka nisur keq sezonin, Zizu është i bindur se Reali do të kthehet në ritmin e duhur dhe se për të arritur këtë, ka mjaftueshëm lojtarë andaj nuk dëshiron prurje të reja në janar.